Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi Adriatik Kupi dha sot dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. LEXO edhe...7 muaj në detyrë/ Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve: Ka pasur edhe gurë e kritika, por puna ka vijuar! Koha do të flasë më qartë se unë Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa më herët ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës në ditët në vijim. Adriatik Kupi njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë. Kupi u emërua në këtë detyrë më 1 prill të këtij viti duke pasur Klevis Qosen, i cili tani drejton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te drejtori i cili tashmë ka njoftuar dorëheqjen. R.Xh/ReportTv.al adriatik kupi sadleva bodo drejtoria e përgjithshme e burgjeve Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.3% Vota total: 7183 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

