Konflikti mes Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë për ndalimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit ka paralizuar prej më shumë se një muaji proceset gjyqësore. Vetëm këtë të hënë, tri seanca gjyqësore dështuan pasi avokatët mbrojtës janë në bojkot kundër rregullores së re, ndërsa GJKKO po i ndëshkon duke u përgjigjur me gjoba. Në gjyqin ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe 20 të pandehurve të tjerë, gjykata vendosi gjoba me nga 50 mijë lekë të reja për avokatët mbrojtës që nuk u paraqitën në seancë. LEXO edhe...Bojkoti ndaj rregullores censuruese/ Dështon gjyqi për ish-zyrtarët e ARRSH-së, GJKKO gjobit me nga 50 mijë lekë të rinj avokatët (VIDEO) Gjoba u vendosën edhe për avokatët që munguan në seancën për një nga fraksionet e dosjes së ish-presidentit Ilir Meta, ku të pandehur janë Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Secili prej avokatëve u ndëshkua me nga 20 mijë lekë të reja. Ndërkohë, për të njëjtën arsye u shty sërish edhe gjyqi për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës u caktua më 26 tetor, por ndryshe nga dy gjyqet e tjera, gjykata nuk vendosi gjoba ndaj avokatëve që munguan në procesin e aferës Partizani. Në sallë ishin të pranishëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Konflikti mes Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë nisi pas hyrjes në fuqi, më 1 shtator me firmë të Erion Banit, të rregullores së re që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit. Avokatët kundërshtojnë ndalimin, me argumentin se u pengon ushtrimin e profesionit, ndërsa gjykata këmbëngul se rregulli zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkotin pa afat të proceseve në GJKKO, vendim që më pas u shtri deri te masat e sigurisë. Ndërkohë, Dhoma e Avokatisë ka nisur të ndëshkojë avokatët që thyejnë bojkotin. Avokatit Lefter Xhengo iu pezullua licenca për 2 vite, pasi mori pjesë në një seancë për masën e sigurisë në GJKKO për administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kraja. Ndërsa avokati Jurgen Gjoci mori vetëm një vërejtje, pasi theu bojkotin për të mbrojtur Greta Gjocin, nënë të një foshnje tremuajshe, e cila kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik. Rregullorja e GJKKO që ka sjellë bojkotin e avokatëve vetëm në këtë gjykatë, prek ushtrimin e profesionit të avokatit dhe të gazetarëve duke i ndaluar të përdorin celularët në seanca. Situata në Gjykatën e Posaçme është kaotike. Prej 7 shtatorit kur ka nisur bojkoti i seancave, gjyqet janë shtyrë, ndërsa penalizmit nuk i kanë shpëtuar as të pandehurit, si në rastin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj, të cilëve prej bojkotit të avokatëve, i janë pezulluar disa herë afatet e paraburgimit. Ora 16:35 Bojkoti ndaj rregullores censuruese/ Dështon gjyqi për ish-zyrtarët e ARRSH-së, GJKKO gjobit me nga 50 mijë lekë të rinj avokatët (VIDEO) Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku të pandehur janë Evis Berberi dhe 20 persona të tjerë.Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa avokatëve mbrojtës, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë për shkak të bojkotit kundër rregullores së re të GJKKO-së. Për këtë arsye, gjykata vendosi t’i gjobisë avokatët mbrojtës me nga 50 mijë lekë të reja.Në seancë ishin të pranishëm edhe Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët janë gjithashtu të akuzuar në këtë dosje. Ata dolën nga ambientet e GJKKO-së pak minuta më parë.Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e paraqitjes së pretendimeve të mbrojtjes, në kuadër të konkluzioneve përfundimtare. Ndërkohë, në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 50 vite e 6 muaj burg për të pandehurit.Për Gentian Gjylin dhe ish-drejtorin e KESH, Erald Elezin, Prokuroria kërkon që të shpallen fajtorë për shkelje të barazisë në tendera në një rast dhe të dënohen respektivisht me nga një 1 vit e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertohet në një vit burgim.Gjyli dhe Elezi së bashku me Evis Berberin janë të vetmit për të cilët nuk është kërkuar pezullim dënimi, pasi siç duket SPAK ka mbajtur parasysh edhe përfshirjen e të treve në dosjen e bujshme të ish zv. Kryeministres Balluku. Të tre janë të pandehur dhe me masë sigurie për tunelin e Logarasë dhe të dyshuar për tendera të tjerë.Kujtojmë se SPAK ka kërkuar gjithsej 50 vite e 6 muaj burg për 21 të pandehur të dosjes së njohur si “ARRSH” me të pandehur kryesor ish kreun e Autoritetet Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur drejtohej nga Belinda Balluku. Share Ora 13:53 Bojkoti ndaj rregullores censuruese, shtyhet më 26 tetor gjyqi për ‘Partizanin’! GJKKO nuk gjobit avokatët Gjyqi për dosjen ‘Partizani’ ku Sali Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, janë të pandehur, është shtyrë për më 26 tetor.Shkak është bërë vijimi i bojkotit të avokatëve për shkak të rregullores së GJKKO. Këtë herë, gjykata nuk vendosi gjobë ndaj avokatëve. Të pranishëm ishin dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, i akuzuar për pastrim parash.Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.Në korrik, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro.Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro. Share SI.E./ReportTv.al GJKKO rregullorja e GJKKO Erion Bani Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 7116 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

