Lajme Zone
Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec
PolitikëPamfleti

Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec

Në tetor 2021, Peninsula Development, e administruar nga Idlir Lopçi dhe e kontrolluar përmes Generate nga Andi Canaj, prestanome i Artan Gaçit, themeloi bashkë me Smart Construction Invest të Redi Strugës kompaninë South Adriatic Development, me kapital të regjistruar 400 milionë lekë dhe pjesëmarrje të barabartë prej 50 për qind. Vetëm një muaj më vonë, më 20 nëntor, shoqëria figuron në një marrëveshje blerjeje prone nga Artur Shehu për rreth 2,4 milionë euro, ndërsa në vendimin gjyqësor është evidentuar se akti përkatës nuk rezultonte i ngarkuar në regjistrin noterial dhe në sistemin NISA.

Idlir Lopçi Kompania e administruar nga biznesmeni Idlir Lopçi hyri në biznesin e tokave të Zvërnecit përmes një shoqërie me kapital të regjistruar prej rreth 3,3 milionë eurosh, e cila bleu prona nga Artur Shehu, biznesmeni i shpallur në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash. Nga lidhjet me Artan Gaçin dhe call center-at te transferimet e kuotave dhe transaksioni prej 70,3 milionë eurosh, dokumentet zbulojnë një histori interesash të mëdha në bregdet. Një transaksion prej 70,3 milionë eurosh në tokat e Zvërnecit ka rikthyer vëmendjen te biznesmeni Idlir Lopçi, administratori i dikurshëm i Peninsula Development, shoqërisë që në vitin 2021 hyri në ortakëri me Redi Strugën dhe u përfshi në blerjen e pronave të Artur Shehut. Sipas të dhënave të pasqyruara në vendimin e GJKKO-së për dosjen e Zvërnecit, më 21 prill 2026 South Adriatic Development i shiti Albania Land Development pasuri të paluajtshme për 70.289.222 euro, ndërsa disa vite më parë kishte lidhur një marrëveshje blerjeje me mafiozin Artur Shehu për 2,4 milionë euro. Shehu, një prej personazheve të dosjeve për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, është shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa transaksionet e pronave të tij në Akërni dhe Zvërnec janë përfshirë në hetimet për pastrim parash. Në fazën e ngritjes së këtij investimi shfaqet pikërisht Lopçi, biznesmeni me lidhje të hershme me ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Në tetor 2021, Peninsula Development, e administruar nga Idlir Lopçi dhe e kontrolluar përmes Generate nga Andi Canaj, prestanome i Artan Gaçit, themeloi bashkë me Smart Construction Invest të Redi Strugës kompaninë South Adriatic Development, me kapital të regjistruar 400 milionë lekë dhe pjesëmarrje të barabartë prej 50 për qind. Vetëm një muaj më vonë, më 20 nëntor, shoqëria figuron në një marrëveshje blerjeje prone nga Artur Shehu për rreth 2,4 milionë euro, ndërsa në vendimin gjyqësor është evidentuar se akti përkatës nuk rezultonte i ngarkuar në regjistrin noterial dhe në sistemin NISA.

Një transaksion miliona eurosh me një personazh të hetimeve për krim të organizuar, i kryer gjatë kohës kur kompania e administruar nga Lopçi zotëronte gjysmën e shoqërisë blerëse, e vendos burimin e financimit dhe dokumentimin e marrëveshjes në qendër të pistës së pastrimit të parave.

Lëvizjet e kuotave zbulojnë një tjetër episod të kësaj historie. Më 23 dhjetor 2021, Peninsula Development transferoi 10 për qind të kapitalit të South Adriatic Development te Smart Construction Invest për vetëm 5 mijë lekë, ndërsa më 14 qershor 2022 shiti edhe 40 për qind për 2 milionë lekë. Kështu, shoqëria e administruar nga Lopçi doli nga ortakëria për një çmim të deklaruar total prej rreth 16 mijë eurosh, ndërsa Redi Struga mori kontrollin e plotë të kompanisë. Katër vite më vonë, South Adriatic Development realizoi transaksionin prej 70,3 milionë eurosh, pasi Peninsula kishte kohë që ishte larguar nga pronësia. Emri i brandit te njohur "Peninsula" shfaqet edhe në projektin e madh turistik të Zvërnecit. Më 30 mars 2026, në pikën 41 të rendit të ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit u përfshi projekti “Zvërnec Peninsula”, një kompleks me banesa, hotele, shërbime, rekreacion dhe marinë, me ndërtime deri në tetë kate. Në maj, Agjencia Kombëtare e Mjedisit kërkoi vlerësim të thelluar për projektin, që shtrihet në një territor me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Subjekti zhvillues është Zvërnec South Adriatic Development, shoqëri e ndryshme nga South Adriatic Development ku kishte marrë pjesë Peninsula e Lopçit, por e lidhur me historinë e zhvillimit të pronave përmes marrëveshjeve të mëvonshme. Përmasat e investimit dhe hetimet mbi origjinën e pronave e kanë kthyer këtë pjesë të bregdetit në një territor ku ndërthuren interesa miliona eurosh dhe çështje të rënda penale.

Biznesmeni Idlir Lopçi, lidhje e Amant Josifit, ka një histori të gjatë biznesi edhe me Artan Gaçin, ish-deputetin socialist dhe bashkëshortin e Olta Xhaçkës, i cili u paraqit më 8 tetor në SPAK si person nën hetim. Të dy kanë qenë ortakë në RAKEHA që prej vitit 2006, ndërsa Gaçi i besoi Lopçit administrimin e AG.TCC, kompanisë që zotëronte plotësisht. Më vonë Lopçi bleu SUPREME, shoqëri me aktivitet të deklaruar në call center dhe marketing telefonik, e cila në vitin 2018 realizoi mbi 1 milion euro xhiro, pothuajse 38 herë më shumë se një vit më parë.

Dosja e ardhur nga Italia per aktivitetin e call center-ave dhe dyshimet për pastrim parash, ka nxjerrë sërish emrat e Gaçit dhe Lopçit. Për SPAK-un, marrëdhëniet e tyre shumëvjeçare dhe lëvizjet financiare të kompanive përbëjnë një drejtim konkret verifikimi, veçanërisht për origjinën dhe destinacionin e të ardhurave.

Roli i Andi Canajt e lidh historinë e bizneseve të Gaçit me strukturën e investimit në Zvërnec. Canaj kontrollonte Peninsula Development përmes Generate, ndërsa administrimin ia kishte besuar Idlir Lopçit. Përmes kësaj kompanie u krijua ortakëria me Redi Strugën dhe u kryen marrëveshjet fillestare për pronat e Artur Shehut. Sipas burimeve të Pamfletit, lidhjet ekonomike mes këtyre personazheve dhe mënyra e financimit të investimeve janë objekt i verifikimeve të mëtejshme të redaksisë. Në këtë zinxhir, dokumentet konfirmojnë marrëdhëniet tregtare dhe transaksionet, ndërsa pretendimet për kontroll të fshehtë apo përfitime të padeklaruara duhen mbështetur në gjurmët e pagesave.

Nga bizneset e Artan Gaçit dhe call center-at te kompanitë e Redi Strugës dhe tokat e Artur Shehut, emri i Idlir Lopçit shfaqet në disa kapituj të një historie që tashmë ka përfunduar edhe në dosjet e SPAK për pastrim parash. /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave' 12 Tetor 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Kthetrat e Gërdecit/ Sali Berisha i jep Fatmir Mediut mandat deputeti; ndërsa Edi Rama i jep leje ndërtimi 10 Tetor 2026, 19:3219:32Anti-Mafia Skandali/ Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme 10 Tetor 2026, 11:2911:29Anti-Mafia Mirela Kumbaro i dorëzon Artan Hoxhës çelësat e auditit: A po merr rektori nën kontroll dosjet që duhet ta hetojnë? 9 Tetor 2026, 17:0017:00Anti-Mafia Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve 9 Tetor 2026, 13:1813:18Anti-Mafia Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit dhe Fatmir Mediut të Gërdecit në Himarë 8 Tetor 2026, 19:2019:20Anti-Mafia