Të gjithë të diplomuarit që duan t’i vijojnë studimet me kërkime shkencore, do të mbështeten secili me deri në 30 mijë euro nga qeveria shqiptare. Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro sqaroi se skema parashikon mbështetje edhe për doktoraturat industriale, që lidhen me projektet që kanë përfitime konkrete për shoqërinë. “Nëse vitin e kaluar kishim në dispozicion një buxhet rreth 100 mijë euro, këtë vit buxheti i dedikuar kalon 600 mijë euro. Nëse vitin e kaluar kishim një mbështetje deri në 5 mijë euro për doktorant, këtë vit kemi një mbështetje deri në 10 mijë euro për doktoraturat standarde, dhe deri në 30 mijë euro për doktoraturat industriale. Kemi dy kategori, doktoraturat kërkimore standarde, Kategorinë A, dhe doktoraturat industriale, Kategorinë B", tha ministrja e Arsimit,Mirela Kumbaro. LEXO edhe...Nga pavarësia politike, fikja e telefonit, veshja dhe makijazhi, Ministria e Arsimit miraton Kodin e ri të Etikës! Rregulla strikte për punonjësit, nuk preken mësuesit Lehtësi financiare do të ketë edhe për studentët e ciklit bachelor dhe master, siç janë kredi studentore me interes 0,5%, si dhe bursa për ata që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike. “Kredia mund të përdoret si për pagesën e tarifës së studimit, ashtu edhe për kostot e jetesës, dhe këtë e them me qëllim, sepse për shumë familje pengesa nuk është vetëm tarifa, por edhe qiraja, ushqimi e transporti. Pra është një skemë përmes së cilës Ministria e Arsimit mund të mbështesë jo pak, por deri në 500 studentë”, shtoi ajo. Programi i jep një theks të veçantë inovacionit dhe fushave STEM, si me më përparësi në investim dhe ku hasen boshllëqet më të mëdha. Kumbaro foli edhe për rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, ku drafti i parë pritet të jetë gati në fund të këtij muaji. Ligji i ri synon përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe objektivat e zhvillimit të vendit. Xh.K/SI.E./ReportTv.al Mirela Kumbaro ministria e arsimit Studente Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 58.9% Jo 34.7% Nuk e di 6.4% Vota total: 6963 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

