Lajme Zone
EKSKLUZIVE-Veliaj shtrohet në spital/ A fjeti te “Salus”?
PolitikëCNA

EKSKLUZIVE-Veliaj shtrohet në spital/ A fjeti te “Salus”?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kaluar tre ditë ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kaluar tre ditë javën e kaluar në Spitalin "Salus".

Burime zyrtare nga ky spital i kanë konfirmuar CNA-së se Veliaj ishte shtruar atje për tre ditë, pasi ka pasur nevojë për një fizioterapi pas dëmtimit që i ka ndodhur në këmbë.

Pak javë më parë, Erion Veliaj, pësoi një dëmtim të këmbës së tij pas një ndeshje futbolli në burgun e Durrësit.

Për sa duket, ndërhyrja që kirurgjikale që ka bërë e ka detyruar atë tashmë të shkojë dhe të bëjë fizioterapi në Spitalin Privat "Salus".

CNA ka shkruar më parë edhe për një kontroll mjekësor që Erion Veliaj ka dashur të bëjë në Spitalin "Salus", ku pritej t'i vinte një mjek i specializuar nga Italia.

Ndërkohë tani në Spitalin "Salus", mjekët e tij rekomandojnë që Erion Veliaj të bëjë tre ditë fizioterapi, ndërkohë që fizioterapia është një orë në ditë.

Por e vetmja pyetje që lind: Mos vallë Spitalin "Salus" po përdoret për të tjera 'histori'?

A jepen të tilla fizioterapi, raporte apo vizita me tepëricë që ai të mos qëndrojë në burg, por të shkojë të flejë në spital?

Fjeti aty apo kthehet në burg? Kjo është ende një pikëpyetje./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.