Lajme Zone
KulturëReport TV

HOROSKOPI I JAVËS/ Hëna e Re sjell SURPRIZA! Denisa Shyle zbulon çfarë i pret shenjat


Java astrologjike / Si po ndikon Hëna e re tek 12 shenjat e zodiakut? / Denisa Shyle zbulon surprizat për çdo shenjë!

Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? Si do të ndikojë Hëna e Re në jetën tonë dhe a do të jetë kjo një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? E ftuar në "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Denisa Shyle na jep një panoramë të qartë. "Vazhdojmë të jemi nën ndikimin e Hënës së Re, i cili zgjat një muaj. Ajo mund të shkaktojë grindje në marrëdhëniet në çift. Këtë javë përfn retrograda e Plutonit, gjë që do të ndikojë pozitivisht. Venusi është në retrogradë te Akrepi. Pritet një periudhë reflektimi për atë që ndodhi javën e kaluar. Kujdes me investimet! Duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet:, paralajmëron Shyle. LEXO edhe...Hudhra, “antibiotiku i të varfërve”, ndikimi në shëndetin tonë! Dashi: Keni një javë të vrullshme, por kujdes! Analizoni situatat dhe përpiquni të jeni më të përmbajtur. Kujdes me shpenzimet! Hëna e re ka ndikuar te lidhjet afatgjata. Këtë javë do të arrini t’i kapërceni grindjet. Mos bini pre e impulsivitetit. Demi: Përqendrohuni te shtëpia, partneritetet dhe paratë. Investimet do të marrin një drejtim të ri dhe, nëse nuk humbisni kohë me hatërmbetjet, do të mund të përqendroheni te financat. Nëse këtë javë ndiheni të pasigurt, drejtojuni familjes, pasi ajo do të jetë mbështetja juaj. Binjakët: Duhet të jeni disi më optimistë në qasjen tuaj ndaj jetës. Argëtohuni! Bëni kujdes me komunikimin dhe kërkoni mbështetje te familja. Këtë javë do të keni përparime në karrierë dhe do të gjeni një ekuilibër të ri. Gaforrja: Jeni në një fazë rritjeje. Do të jeni pasionantë, por kujdes me impulset! Përdoreni mirë intuitën. Do të keni fillime dhe projekte të reja. Zgjidhni problemet e javës së kaluar dhe mësoni nga gabimet e së shkuarës. Luani: Do të keni shumë energji gjatë kësaj jave. Kjo është një nga javët më produktive për të shfrytëzuar mundësitë që do t'ju paraqiten dhe që mund t'ju sjellin stabilitet financiar. Keni mundësi të përparoni. Do të jeni aktivë dhe do të ndërmerrni nisma pozitive, sidomos në lidhje me udhëtimet, edhe ato për arsye pune. Virgjëresha: Këtë javë do ta kuptoni më mirë veten. Do të gjeni zgjidhje për problemet shëndetësore dhe do të përqendroheni te gjërat që dëshironi të largoni nga jeta juaj. Nëse shmangni kritikat e tepërta gjatë komunikimit, marrëdhënia juaj nuk do të vuajë. Peshorja: Jeni shenja që do të ndikohet më shumë gjatë kësaj jave. Do të keni zhvillime në karrierë. Nëse keni pasur mosmarrëveshje, do të arrini t'i zgjidhni. Megjithatë, mund të keni vetëbesim të ulët. Kujdes, sepse kjo mund t'i lodhë marrëdhëniet tuaja. Kërkoni përgjigjet brenda vetes. Do të keni përparime në marrëdhëniet profesionale. Akrepi: Jeni në një javë me ritëm të vrullshëm. Do ta kuptoni më mirë trupin tuaj. Do të keni ndikime pozitive në karrierë, por duhet të keni më shumë vetëbesim dhe guxim për të ecur përpara. Bëni kujdes me personat që rikthehen në jetën tuaj, pasi mund të lëndoheni. Shigjetari: Këto dy ditë mund të jenë paksa problematike për ju. Mund të mos merrni vlerësimin që meritoni, por pas së mërkurës situata do të ndryshojë për mirë. Do t'i shfrytëzoni njohuritë tuaja për t'u përqendruar te vetja. Çlodhuni! Do të keni ndikime pozitive në avancimin e karrierës, por analizojini mirë situatat përpara se të veproni. Bricjapi: Këtë javë do të keni më shumë qartësi në karrierë dhe në marrëdhëniet tuaja. Ndikimet do të jenë pozitive dhe do t'i ndjeni ato edhe në marrëdhënien në çift. Duhet të jeni më të qartë për atë që ju nevojitet. Do të keni mundësi të përqendroheni te karriera. Kujdesuni për shëndetin dhe tregohuni të vëmendshëm. Ujori: Jeni një nga shenjat më të favorizuara këtë javë. Pas së premtes do të keni një këndvështrim më të gjerë për situatat. Bëni kujdes të mërkurën dhe të enjten. Prisni, dëgjoni dhe përpiquni të kuptoni mirë atë që ju thuhet. Nëse nuk jeni në një lidhje, do të ndjeni mbështetjen e njerëzve përreth jush. Përqendrohuni te gjërat që ju bëjnë të lumtur. Peshqit: Këtë javë do të keni fat. Ndikimet do të jenë pozitive dhe do t'i shihni gjërat më qartë. Do të keni mundësi të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe të merrni pjesë në trajnime. Çdo informacion që do të merrni do t'ju vlejë, veçanërisht për çështjet financiare. MC/ReportTv.al Rreze Dielli Denisa Shyle Horoskopi Parashkimi javor Astrologji Horoskopi javor Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6785 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?