Lajme Zone
Demo në Forumin Strategjik të Ballkanit: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Demo në Forumin Strategjik të Ballkanit: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë. Në fjalën e tij, ministri Demo nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve mbështeten në lidhje historike, tradita të përbashkëta dhe bashkëpunim mes njerëzve, të cilat krijojnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit. “Partneriteti ynë strategjik është para së gjithash një realitet i ndërtuar nga vetë njerëzit, shumë kohë më përpara se të shkruhej ndonjë dokument. Megjithatë, nevoja për t'u takuar, për të shkëmbyer ide dhe formate si ky i sotëm, mbetet gjithmonë shumë i rëndësishëm. Dhe jo më kot, në tempullin e Apolonit në Delfi ishte shkruar “Njih vetveten”, të njohësh veten është thelbësore, të njohësh fqinjin e shokun edhe më e rëndësishme. Dhe të njohim më mirë njëri-tjetrin do të thotë të gjejmë mekanizmat e rinj të bashkëpunimit dhe të eksplorojmë së bashku fusha të reja”, nënvizoi ai. LEXO edhe...Demo: Më shumë kandidatë për Policinë e Shtetit, rritja e kufirit të moshës një risi e suksesshme Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik, ai bëri të ditur se shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë kaluar 1 miliard euro, ndërsa në tregun shqiptar operojnë më shumë se 300 kompani greke. Sipas ministrit, potenciale të mëtejshme bashkëpunimi ekzistojnë në infrastrukturë, logjistikë, turizëm, teknologji, inovacion dhe tranzicionin e gjelbër. Një vëmendje të veçantë Demo i kushtoi bashkëpunimit rajonal përmes programit Interreg, ku Shqipëria dhe Greqia po zbatojnë 20 projekte me vlerë të përgjithshme 25 milionë euro, me pjesëmarrjen e 55 partnerëve, rreth gjysma e të cilëve janë bashki. Projektet përfshijnë fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, nga eko-turizmi te infrastruktura dhe zhvillimi lokal. Në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, Demo vuri theksin edhe te forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e kufijve, në përputhje me standardet e Schengen-it, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe mbrojtjen civile. Ai solli si shembull përvojën e bashkëpunimit ndërkufitar mes strukturave zjarrfikëse të Shqipërisë dhe Greqisë, që ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale për përballimin e emergjencave. “Ne jemi të vendosur të thellojmë këtë dialog dhe bashkëpunimi për menaxhimin e kufijve, sidomos në përputhje me standardet e Schengen, për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit, si dhe për mbrojtjen civile. Ekziston edhe një pamje më e gjerë, rajoni i Adriatiko-Jonian, ku po bëhet një portë hyrëse, në fakt, për sigurinë energjetike, transportin dhe koordinimin në fushën e mbrojtjes, ndërsa gazsjellësi TAP, tashmë kalon nëpërmjet të dy vendeve tona. Kjo na jep një mundësi ta shndërrojmë hapësirën tonë të përbashkët në një zonë shumë më të rëndësishme, për investimet e huaja, mundësitë e reja dhe standardet më të larta po ashtu të qeverisë”, tha Demo. Ministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit akademik dhe të marrëdhënieve ndërmjet universiteteve të dy vendeve, duke theksuar se shkëmbimet e studentëve dhe studiuesve krijojnë mundësi të reja për zhvillim dhe ndërkombëtarizim. Duke folur për integrimin europian të Shqipërisë, Demo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për këtë proces dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të jetë i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me synimin e Shqipërisë për përmbylljen e kapitujve të negociatave deri në vitin 2027. Xh.K/ReportTv.al ervin demo Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.6% Nuk e di 6.3% Vota total: 6862 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?