Ish-krerët e KESH-it dhe ARRSH-së, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, janë paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Posaçme.
Elezi dhe Gjyli kanë qëndruar në ambientet e SPAK-ut për rreth dy orë.
Dy ish-zyrtarët janë thirrur edhe disa ditë më parë në ambientet e SPAK-ut.
Mësohet se paraqitja e tyre këtë të hënë lidhet me disa veprime hetimore për çështjen "Balluku".
Ata përballen me akuza për shkelje të barazisë në procedurën e tenderimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie". /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

