Lajme Zone
Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin

100 vjet të tjera burg për Sali Shpellën që i shkaktoi një dëm kolosal Shqipërisë, dhe  për turp të botës, kur nuk u largua nga skena pasi humbi Referendumin.

Sali Berisha 100 vjet hapsanë pa hezitimin më të vogël për Sali Sovjetikun që nguli përgjithmonë në pushtet aleatët e tij të preferuar, llumin, plehrat, spiunët, rrugaçët, halabakët. 100 vjet burg për Sali Kullën, i cili, pushtetin që ja dhanë të persekutuarit, e përdori tinëzisht dhe pabesisht, për qëllime dhe përfitime vetiake duke përdorur mjetet më të fëlliqta, më të pandershme, më primitive, në ushtrimin e pushtetit, klientelizmin, nepotizmin, krahinarizmin, sidomos duke mbajtur nën sqetull dhe ledhatuar nomenklaturën, pasuruar persekutorët dhe kriminelat e Diktaturës.

100 vjet të tjera burg për Sali Shpellën që i shkaktoi një dëm kolosal Shqipërisë, dhe për turp të botës, kur nuk u largua nga skena pasi humbi Referendumin.

100 vjet, dhe pak i ka Sali Bolsheviku, për miratimin e Ligjit 7501 që veshi me të zeza mijëra nëna, e mbushi anembanë Shqipërinë me rënkime, e mbolli me krisma, dhe e mbarsi me vllavrasje të panumurta.

100 vjet pas hekurave për Sali Komunistin që krijoi precedentin katastrofik të kryetarit të partisë që nuk lë zgavër të pisët dhe bodrum të errët pa i futur hundët, ndërhyn sipas oreksit ose humorit të momentit me mënyra korruptive antiligjore nëpër punëra që rreptësisht nuk i përkasin: bën emërime, ndan prona, vendos për privatizime, cakton prioritete infrastrukturore, lidh dhe zgjidh aleanca pa konsultime.

100 vjet hapsanë pa hezitimin më të vogël për Sali Sovjetikun që nguli përgjithmonë në pushtet aleatët e tij të preferuar, llumin, plehrat, spiunët, rrugaçët, halabakët.

100 vjet në një shpellë të errët Sali Rrenacakun që nuk e pengoi por e stimuloi pjesmarrjen në biznes të familjarëve.

100 vjet te Shtatë Penxheretë Sali Kulla, dhe të thotë faleminderit për kaq pak, jo se i shpiku, por sepse nuk e kontrolloi rënien e piramidave financiare.

100 vjet në birucë për Sali Shpellarin që kërcënoi, dëshpëroi, largoi, mijëra të persekutuar të pabindur ndaj ligësive dhe djallëzive të tij përmes letrave me rrena që la Sigurimi, dhe ndërkohë u dha dorën rracës së vet, spiunave peqe-lepe që sot e kësaj dite i mban pas bythe.

100 vjet burg në Reç Sali Besëpreri që Kosovën e përdori vetëm si mjet, si vegël, si kartë për lojra politike, dhe kurrë me shenjtërinë që meriton gjysma e Atdheut.

100 vjet Sali Mëkatari i rreckosur dhe i uritur brenda një kafazi me shufra hekuri te sheshi Skënderbej ku ishte shtatorja e Kurvit, ku ta qeshin shqiptarët, të lozin kalamajt, të mahniten turistat, ta mbajnë gjallë duke i hedhur thërrimert e drekës që sapo e hëngrën budallenjtë që sot i vinë rrotull.sali berisha 3 Komente A Avokati 12 Tetor 2026, 14:22 shume sakte. Po pse hesht gjykata e zvarrit gjyqin pa asnje shkak serioz? Përgjigjjuni S Sokrati 12 Tetor 2026, 14:55 Nga Enveri tek Saliu.Nga Saliu tek Edi Rama .E njeja histori qe parseritet duke ndryshuar vetem vetem emrat.

Dhe nje popullsi qe paravitet pas shefit pa qene ne gjendje te marre ne dore fatet e veta.

Ti qe per vete i zoti nuk je,mbai ne kurriz se mire i ke! Përgjigjjuni A A 12 Tetor 2026, 16:04 Ypi, 1000 vjet për Saliun, po nja 20 për Ramën si thua ? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Një BE e madhe, por me rregulla më të forta; çfarë e pret Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit 12 Tetor 2026, 10:5410:54Forum Autokratët 'demokratë', Noli e dinte 12 Tetor 2026, 08:4008:40Forum E tradhtuat PS-në për Ramën 11 Tetor 2026, 14:1714:17Forum Politikanët e meritojnë cinizmin tonë! 11 Tetor 2026, 13:3513:35Forum Absurdi i KLGJ-së: 38 gjyqtarë të rinj pa emërim e pa pagë, ndërsa gjykatat janë në krizë të thellë! 10 Tetor 2026, 22:2922:29Forum Pas 46 bashkive, 7 rajone? 10 Tetor 2026, 19:3819:38Forum