Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

TEC-et lundruese në Vlorë/ “Motoja e tyre: Të vjedhim sa më shumë!” Berisha: Lubia e korrupsionit bashkë me Ramën, autorë të kësaj afere!


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku lidhur me TEC-et lundruese të vendosura në brigjet e Vlorës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku lidhur me TEC-et lundruese të vendosura në brigjet e Vlorës. Në një deklaratë, Berisha i cilësoi TEC-et si një aferë korruptive dhe akuzoi Ramën dhe Ballukun se përfitojnë financiarisht prej tyre. “Lubi i korrupsionit është autorja e këtyre, bashkë me Edi Ramën. Nga ato monstra të vendosura në brigjet e Vlorës, Rama dhe Lubi Balluku përfitojnë dhjetëra e dhjetëra euro. Nuk kanë si t’i heqin ato. I kanë ngulur aty dhe “hajde të vazhdojmë të vjedhim sa më shumë””, deklaroi Berisha. Berisha vijoi sulmet ndaj SPAK-ut, duke pretenduar se struktura e posaçme nuk po heton Ramën dhe Ballukun. “Dora e Ramës dhe e Lubisë janë vetëm ata. SPAK është faktuar instrument, ose organizatë e PS. Nuk mund të hetojë SPAK. Bëri përpjekje. Prokurori i guximshëm bëri përpjekje me Lubinë dhe ai u bllokua në mënyrë trishtuese. S’ka hetim për Ramën dhe Lubinë!”, u shpreh kreu i PD-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha