Lajme Zone
Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, ndalohen 4 persona, tentuan të arratiseshin
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, ndalohen 4 persona, tentuan të arratiseshin

Një incident me armë zjarri në det ka vënë në alarm autoritetet mbrëmjen e së dielës në zonën e Palasës, duke çuar në një operacion disaorësh të Policisë Kufitare, forcave Delta Force dhe FNSH-së. Sipas burimeve, rreth orës 21:00 është raportuar se nga një jaht që lundronte në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë nisën ndjekjen e mjetit lundrues

Një incident me armë zjarri në det ka vënë në alarm autoritetet mbrëmjen e së dielës në zonën e Palasës, duke çuar në një operacion disaorësh të Policisë Kufitare, forcave Delta Force dhe FNSH-së. Sipas burimeve, rreth orës 21:00 është raportuar se nga një jaht që lundronte në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë nisën ndjekjen e mjetit lundrues, e cila zgjati rreth dy orë.

Operacioni përfi në Porto Palermo, ku jahti u shoqërua në kalatë dhe në bord u ndaluan katër persona. Burimet bëjnë me dije se të ndaluarit janë identifikuar si B. Çela, A. Kastrati, H. Noku dhe L. Haso.

Gjatë ndjekjes, jahti dyshohet se fillimisht mori drejtimin në jug, në drejtim të Greqisë, por më pas ndryshoi kurs. Njëri prej personave në bord u hodh në det në përpjekje për t'u larguar, por u kap nga efektivët e Policisë Kufitare.

Po sipas burimeve, edhe dy persona të tjerë tentuan të largoheshin me një gomone drejt bregut, por pasi vunë re praninë e forcave të policisë në tokë, u rikthyen sërish në jaht.

Autoritetet dyshojnë se ekuipazhi i mjetit lundrues ka tentuar t'i shmanget ndjekjes duke fikur dritat dhe duke vijuar lëvizjen në errësirë. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet e të shtënave me armë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm