Lajme Zone
PolitikëReport TV

'Jam ekstremist i djathtë, por kam votuar për PS', qytetari i drejtohet Ballës gjatë inspektimit në Kamëz: Vota ime shkon për punën, jo për partinë (VIDEO)


Taulant Balla dhe kryebashkiaku Rakip Suli panë nga afër ecurinë e punimeve në rrugën “Adem Jashari”, ndërsa një banor tha se kishte votuar për kandidatin socialist duke vlerësuar investimet e kryera

Punimet në rrugën “Adem Jashari” në Kamëz ishin ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, dhe kryebashkiakut Rakip Suli, të cilët gjatë takimit me banorët dëgjuan edhe një deklaratë të pazakontë politike. Një qytetar, që e cilësoi veten 'ekstremist të djathtë' tha se ndonëse prej vitesh mbështet PD, kishte votuar për PS sepse sipas tij vota duhet të shkojë për punën dhe jo për partinë. Në fjalen e tij Balla theksoi se sot qytetarët vlerësojnë më shumë rezultatet dhe punën e bërë sesa ndarjet politike. LEXO edhe...S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë “Kur vjen fjala tek puna, shqiptarët në shumicë BESËN ia kanë dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Në kantieret e punëve publike bashkë me Rakipin, të cilin e votojnë edhe demokratët”, u shpreh Balla. Balla nënvizoi se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe angazhimit për të përmirësuar jetën e komuniteteve. U.D/E.H/ReportTv.al Tirane kamez rakip suli taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4077 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?