Lajme Zone
Protestat masive në Shqipëri – Partia Demokratike Evropiane mbështet revoltën në Tiranë: As vapa e verës nuk i zmbraps qytetarët! Rama dhe Berisha pa përgjigje serioze
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat masive në Shqipëri – Partia Demokratike Evropiane mbështet revoltën në Tiranë: As vapa e verës nuk i zmbraps qytetarët! Rama dhe Berisha pa përgjigje serioze

Vala e protestave masive në Shqipëri vijon të marrë një jehonë ndërkombëtare, teksa Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një tjetër reagim të fortë në mbështetje të qytetarëve që prej muajsh tashmë zbresin në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Vala e protestave masive në Shqipëri vijon të marrë një jehonë ndërkombëtare, teksa Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një tjetër reagim të fortë në mbështetje të qytetarëve që prej muajsh tashmë zbresin në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate publike, kjo forcë politike evropiane vë në dukje qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të protestuesve, të cilët mbushën sërish bulevardin kryesor në atë që shënon ditën e 64-të radhazi të protestës. Sipas tyre, as vapa përvëluese e verës, as pushimet dhe as lodhja nuk kanë mundur të zbehin apo të rrallojnë turmën e qytetarëve. View this post on Instagram Në reagim theksohet se kërkesat e shqiptarëve janë të qarta dhe thelbësore për të ardhmen e vendit: institucione të pastra, mbrojtje e vijës bregdetare dhe një klasë politike që jep llogari për zgjedhjet dhe vendimet e saj. Megjithatë, ajo që bie në sy është kritika e hapur drejtuar dy poleve kryesore politike në vend. Partia Demokratike Evropiane nënvizon se as qeveria e Edi Ramës dhe as opozita e udhëhequr nga Sali Berisha nuk u kanë dhënë shqiptarëve një përgjigje serioze, dhe pikërisht ky vakum politik është arsyeja kryesore pse lëvizja qytetare vazhdon të rritet.

Duke e cilësuar këtë protestë si një shfaqje të pastër të guximit qytetar që Evropa e njeh dhe e mbështet, deklarata mbyllet me një thirrje solidarizimi, duke shoqëruar mesazhin me simbolin dhe hashtagun e njohur të lëvizjes, #flamingorevolution. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb