Lajme Zone
I dënuar me 15 vite burg për trafikim personash, ekstradohet nga Roma 42-vjeçari! (EMRI)
PolitikëBalkanWeb

I dënuar me 15 vite burg për trafikim personash, ekstradohet nga Roma 42-vjeçari! (EMRI)

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët italianë, është finalizuar ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i 42-vjeçarit Sefer Selimaj, lindur në Tiranë.

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët italianë, është finalizuar ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i 42-vjeçarit Sefer Selimaj, lindur në Tiranë. Shtetasi Sefer Selimaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Pas finalizimit të procedurave të ekstradimit në territorin italian, 42-vjeçari i është dorëzuar zyrtarisht autoriteteve tona policore në Rinas, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb