Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington, 5 persona të plagosur! Autori mbyllet në pallat dhe qëllon drejt policisë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington, 5 persona të plagosur! Autori mbyllet në pallat dhe qëllon drejt policisë

Pesë persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Logan Circle në Washington, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Autori i dyshuar është mbyllur në një apartament në katin e shtatë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Washington të SHBA-së, në një zonë vetëm rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ndodhi në lagjen Logan Circle, ku një person i armatosur hapi zjarr në një palestër dhe më pas u brenda një apartamenti, duke qëlluar edhe në drejtim të efektivëve të policisë. Sipas raportimeve të mediave amerikane, pas të shtënave i dyshuari lëvizi në disa zona të lagjes, ku dyshohet se shkaktoi edhe zjarre, përpara se të futej në një apartament në katin e shtatë të një pallati. Prej aty, ai qëlloi me armë përmes derës në drejtim të forcave speciale që kishin rrethuar ndërtesën. LEXO edhe...'Duam një fitore të plotë', presidenti Trump: SHBA-të nuk filluan një luftë me Iranin, ata kanë zhvilluar një luftë kundër nesh që nga viti 1979 Policia e ka cilësuar situatën si një incident me autor të armatosur ende aktiv dhe u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda banesave, ndërsa qytetarëve të tjerë u është kërkuar të shmangin zonën. Dhjetëra automjete policie dhe shërbimesh emergjence kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa një pjesë e madhe e zonës është izoluar. Për shkak të situatës, edhe shkollat pranë vendit të ngjarjes u vendosën në izolim, ndërsa disa rrugë u bllokuan për qarkullimin. Në operacion janë angazhuar edhe agjentë federalë të Byrosë për Alkoolin, Duhanin, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (ATF), si dhe FBI-ja, në mbështetje të policisë lokale. Të shtënat ndodhën në një zonë që ndodhet vetëm pak minuta larg rezidencës presidenciale, ku pas incidentit është shtuar vëmendja ndaj masave të sigurisë. Sipas raportimeve fillestare, në momentin e publikimit të lajmit, i dyshuari nuk ishte arrestuar dhe operacioni policor vijonte. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e të shtënave dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve ndërkohë që vijojnë hetimet dhe operacioni për kapjen e tij. A.C/ReportTv.al arme zjarri SHBA Shtepia e Bardhe washington Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3570 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?