Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me identitetin e të plagosurit dhe rrethanat e ngjarjes. Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion për incidentin.

