Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare në Kaliforni, mbrëmjen e ditës së djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 të mbrëmjes në dyqanin Spirit Halloween në qendrën tregtare Solano Town Center në Fairfield, sipas shefit të policisë lokale Dan Marshall.
Një person u vra në vendngjarje, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në spitalet e zonës. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike. 🇺🇸 MASSIVE police presence after deadly shooting at Solano Town Center Mall in Fairfield, California
One person was killed, and at least 6 others injured, with several in critical condition, after gunfire broke out at the Spirit Halloween store inside the mall
The shooter is still on the loose
Source: NBC / Writer: Ian
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 31, 2026 Autoritetet nuk kanë njoftuar ende moshat dhe identitetet e viktimave, ndërsa mbetet e panjohur se kush qëndron pas sulmit. Gjithashtu nuk është sqaruar nëse ka pasur një apo më shumë autorë, dhe as nuk janë zbuluar motivet e sulmit.
Në kohën e të shtënave, dyqani ishte plot me klientë, pasi shumë prej tyre kishin po blinin kostume, dekorime dhe sende të tjera për Halloween.
Një burrë tha se gruaja e tij që kishte qenë në dyqan kishte dëgjuar rreth shtatë të shtëna.
“Ajo më tha se kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe pastaj kishte parë njerëz duke vrapuar, duke bërtitur dhe duke qarë”, tha ai.
Një dëshmitar tjetër tha se një punonjës i Spirit Halloween tha se vrapoi në një restorant pranë vendngjarjes për t’u mbrojtur.
“Isha në Chipotle kur një vajzë që punonte në Spirit hyri dhe tha se ata hynë dhe filluan të qëllonin”, u shpreh ai. Top Channel

