Një moment i sikletshëm është regjistruar gjatë tubimit elektoral të Donald Trump në Daytona Beach të Floridës, ku presidenti amerikan u detyrua të ndërpriste për disa çaste fjalimin pasi pati vështirësi të mbante njërin sy hapur. Trump mori një pecetë, e lagu me ujë dhe nisi të fshinte syrin, përpara se të rikthehej te fjalimi dhe të ironizonte spekulimet e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore. Momenti ndodhi rreth një orë pas nisjes së aktivitetit, ku Trump po mbante një tubim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit, që do të zhvillohen të martën në SHBA. LEXO edhe...'Norvegjia është kthyer në një vend haleje', Trump fyen vendin skandinav, agjencia turistike i përgjigjet me ironi: Kemi tualetet më të bukura në botë “A ju pengon? Kam diçka në sy, shikoni këtë”, u shpreh Trump, ndërsa ndaloi për disa momente fjalimin. Pas veprimit, presidenti dukej se u lehtësua dhe vijoi me një tjetër koment drejtuar të pranishmëve. “Ah, kështu është shumë më mirë”, tha ai. Më pas, Trump hodhi pjesën e mbetur të ujit nga gota drejt publikut që ndodhej pas tij dhe vijoi me batuta për situatën. “Do të doja të kisha disa pika të vogla për sytë”, shtoi presidenti amerikan. Një ditë më parë, presidenti pati edhe një përplasje me një gazetar të Reuters, i cili e pyeti nëse kishte hequr dorë nga udhëtimi drejt Kansasit për shkak të lodhjes nga udhëtimet. Trump reagoi ashpër, duke e fyer gazetarin dhe duke komentuar edhe pamjen e tij fizike. A.C/ReportTv.al donald trump Florida Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 40.7% Nuk e di 9% Vota total: 469 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

