Rreth 1 mijë banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6 km është krejtësisht e amortizuar, me gropa të shumta që ne ditet me shi behet e pakalueshme. Rruga që lidh fshatin Orgjost me qytetin e Kukësit prej vitesh ka degraduar. Bëhet fjalë për një aks rreth 6 kilometra, i paasfaltuar me gropa të shumta e baltë që u shërben afro 1 mije banorëve, të gjithë njësinë administrative të Zapodit. LEXO edhe...Kukës/ Të dënuar në Gjermani me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! (EMRAT) Situata bëhet më problematike ne ditet me shi, kur rruga në disa segmente bëhet e pakalueshme prej gropave. Një nga shoferët ka ngritur shqetësimin për gjendjen katastrofike nga rruga e Tropojanit deri në Orgjosht, pasi sipas tij ndodhet në gjendje shumë të keqe, aq sa nuk mund të hyjë as fadroma për të kryer ndërhyrjet e nevojshme. "Unë jam një nga shoferët e furgonëve që prej 30 vitesh kryej transportin në linjën Orgjosht–Kukës dhe anasjelltas. Dua të ngre shqetësimin për gjendjen katastrofike të rrugës, e cila është rreth 6 km e gjatë, nga rruga e Tropojanit deri në Orgjosht.Rruga është e mbushur me gropa dhe në gjendje shumë të keqe, aq sa nuk mund të hyjë as fadroma për të bërë ndërhyrjet e nevojshme. Kërkojmë nga Njësia Administrative Zapod që të caktojë një person përgjegjës për mirëmbajtjen e kësaj rruge, si dhe të bëhet rregullimi i gropave dhe i mureve anësore. Gjithashtu, kemi pasur raste me persona të sëmurë që duhej të transportoheshin drejt Kukësit, por kemi hasur shumë vështirësi për shkak të gjendjes së rrugës"-shprehet shoferi. Banorët kanë bërë vazhdimisht thirrje publike bashkisë së Kukësit për asfaltimin e rrugës por deri më tani kërkesa e tyre nuk ka marrë zgjidhje. "Rruga është në gjendje të mjerueshme. Nuk kalohet as në këmbë dhe as me makinë, pasi është e mbushur vetëm me gropa. Në këto kushte, qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur.Pasojat janë të shumta, sidomos në aspektin shëndetësor. Banorët nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk kanë mundësi të përdorin makinat e tyre dhe as fëmijët nuk mund të shkojnë normalisht në shkollë. Situata është edhe më shqetësuese për faktin se në këtë rrugë nuk mund të hyjë as ambulanca, duke vënë në vështirësi jetën dhe shëndetin e banorëve në raste urgjente."-ka theksuar njëri nga banorët e zonësËshtë një situatë shumë e vështirë, ndaj kërkojmë që të ndërhyhet sa më shpejt, sepse banorët nuk mund të vazhdojnë më të përballen me këto kushte. Për këtë problem janë bërë disa herë kërkesa pranë Njësisë Administrative, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje konkrete."-ka shprehur njëri nga banorët. Me afrimin e dimrit dhe shtimin e reshjeve, shqetësimi i banorëve bëhet edhe më i madh. Ata druhen se mund të mbeten në izolim. "Situata bëhet edhe më e vështirë gjatë dimrit, për shkak të akullit dhe kushteve të vështira të motit. Ka pasur raste kur jemi detyruar të vendosim deri në katër palë zinxhirë ppër të kaluar këtë rrugë."-ka cituar një banor tjetër. A.C/ReportTv.al Kukes Zapod orgjost Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.5% Jo 40.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 475 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
