Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, në kërkim autori
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, në kërkim autori

Sipas policisë, dy persona janë konfliktuar në lagjen 6 dhe një prej tyre ka shtënë në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vijojnë kërkimet për personin që shtiu, me iniciale H.Ll.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e vonë të së premtes në Durrës. Sipas policisë, dy persona janë konfliktuar në lagjen 6 dhe një prej tyre ka shtënë në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vijojnë kërkimet për personin që shtiu, me iniciale H.Ll. LEXO edhe...Durrës/ Merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pranga 35-vjeçarit (VIDEO) Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave. Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. P.J/ReportTv.al Durres te shtena me arme Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.7% Të gabuar 26.1% Nuk e di 3.1% Vota total: 2207 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?