Lajme Zone
Të shtëna me armë në Shkodër, humb jetën 24-vjeçari; plagosen babai i tij dhe autori
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë në Shkodër, humb jetën 24-vjeçari; plagosen babai i tij dhe autori

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe babë e bir, Qamil dhe Ylber Luli.

Foto ilustrim Konflikti mes tre personave në lagjen “Kongresi i Përmetit” përfi me përdorimin e armës së zjarrit dhe thikës. Ylber Luli, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital, ndërsa babai i tij, Qamil Luli, mbeti i plagosur. Një konflikt mes tre personave është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe thikës në Shkodër, duke shkaktuar vdekjen e një 24-vjeçari dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe babë e bir, Qamil dhe Ylber Luli.

Gjatë përplasjes, sipas Policisë, Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Babë e bir, nga ana tjetër, dyshohet se gjatë konfliktit kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat e plota të ngjarjes, për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

"Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, plagosen 6 persona 7 Shtator 2026, 14:5514:55Kronike Atentati në Athinë, identifikohet shqiptari i plagosur; pistat që po heton policia 7 Shtator 2026, 12:1212:12Kronike Shpërthim me tritol para një banese në Lezhë 7 Shtator 2026, 11:5511:55Kronike Detaje të reja nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle “blic” në 5 banesa të familjes Reçi 7 Shtator 2026, 11:5111:51Kronike Aksident në aksin Pogradec-Korçë, dy automjete përplasen kokë më kokë 7 Shtator 2026, 10:2210:22Kronike Atentati në Athinë ndaj shqiptarit, dëshmia e banorit: Fillimisht dëgjuam një sherr, 5 persona po grindeshin me zë të lartë 7 Shtator 2026, 08:4608:46Kronike