Lajme Zone
Protestë në Patos-Marinzë, banorët përplasen me Bankers: Do të bllokojmë puset e naftës!
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestë në Patos-Marinzë, banorët përplasen me Bankers: Do të bllokojmë puset e naftës!

Kërkesa e tyre kryesore lidhet me respektimin e kushteve të kontratave ekzistuese. Banorët shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesën e qirave dhe se po tentohet ndryshimi i vlerës së marrëveshjeve të lidhura me pronarët.

Pamje nga protesta Mosmarrëveshja mes banorëve të zonës naftëmbajtëse dhe “Bankers Petroleum” po zhvendoset nga kërkesa për pagesën e qirave drejt paralajmërimit për bllokimin e aktivitetit të kompanisë. Banorët e Patos-Marinzës kanë dalë në protestë kundër “Bankers Petroleum”. Ata kërkojnë që “Bankers” të zbatojë marrëveshjet për qiratë, ndërsa paralajmërojnë se mungesa e një zgjidhjeje mund të prekë edhe aktivitetin në puset e naftës.

Kërkesa e tyre kryesore lidhet me respektimin e kushteve të kontratave ekzistuese. Banorët shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesën e qirave dhe se po tentohet ndryshimi i vlerës së marrëveshjeve të lidhura me pronarët.

Mirëpo, ndryshe nga përpjekjet e mëparshme, këtë herë banorët e zhvendosën protestën drejt zyrave të kompanisë në vendburimin e Patos-Marinzës, duke paralajmëruar bllokim.

Sipas tyre, komunikimet e zhvilluara më parë me drejtuesit e kompanisë nuk kanë sjellë rezultat.

Banorët nuk kërkojnë hartimin e marrëveshjeve të reja. Ata këmbëngulin te zbatimi i kushteve për të cilat palët kanë rënë dakord më parë dhe kundërshtojnë ndryshimin e tyre pa pëlqimin e pronarëve.

Një përfaqësi e banorëve zhvilloi gjatë protestës një takim rreth 10 minuta me drejtues të “Bankers Petroleum”. Edhe ky takim përfi pa një zgjidhje konkrete, sipas përfaqësuesve të komunitetit.

Aleksandër Profka, përfaqësues i banorëve, bëri të ditur se drejtuesit e kompanisë e kanë lidhur situatën me kostot e larta operative.

Ky argument nuk i ka bindur protestuesit. Për ta, shpenzimet që kompania ka në aktivitetin e saj nuk duhet të ndryshojnë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e lidhura me pronarët e tokave.

Po ashtu, banorët kanë futur në debat edhe mënyrën se si kompania shpërndan kostot e aktivitetit të saj. Ata pretendojnë se ekziston një diferencë e madhe mes pagesave për tokat dhe të ardhurave të punonjësve të huaj.

Sipas tyre, paga e një punonjësi kinez mund të jetë e barabartë me qiranë që paguhet për rreth 10 toka të komunitetit

Ata kanë deklaruar se, nëse kompania nuk i zbaton kontratat sipas kushteve fillestare, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme.

Nëse nuk marrin një përgjigje për kërkesat e tyre, banorët thonë se do të bllokojnë aktivitetin nxjerrës në disa prej shesheve kryesore të vendburimit të Patos-Marinzës.bankers protestë në patos-marinzë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Ngërçi i pagave të magjistratëve sjell bojkotin e parë, bllokohen shërbimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës! 8 Shtator 2026, 10:3510:35Aktualitet Zbardhet shkaku i helmimit në Fushë-Arrëz, ndotja erdhi nga rrjeti i ujësjellësit! 8 Shtator 2026, 09:2509:25Aktualitet Gazetarja ngre alarmin: Krimi është sofistikuar, po pajtohen vrasës! 8 Shtator 2026, 08:5408:54Aktualitet Ndalimi i celularëve në GJKKO, Dhoma e Avokatisë mblidhet sot; në tryezë bojkoti i seancave gjyqësore 8 Shtator 2026, 08:2608:26Aktualitet Çfarë e pret Berishën pas vizitës në SHBA? Avokati paralajmëron “surpriza” për 21 Janarin dhe Gërdecin 8 Shtator 2026, 07:5107:51Aktualitet Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 8 Shtator 2026, 07:4407:44Aktualitet