Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Laprakës, në Tiranë. Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përdorimin e armës.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit apo personave të përfshirë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

