Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në kryeqytet. Raportohet se në sallën operative gjatë natës ka patur një telefonatë për të shtëna në zonën e Ali Demit. Mësohet se nuk ka persona të dëmtuar dhe as gëzhoja nuk janë gjetur. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
