Lajme Zone
Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit
PolitikëEuronews Albania

Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”. Protestuesit u grumbulluan më pas përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan protestën dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë. Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 tetor përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të votohet reforma territoriale.