Një i ri në Greqi është bërë viral në rrjetet sociale pasi realizoi një sfidë të pazakontë që kërkon qetësi, përqendrim dhe mbi të gjitha ekuilibër të jashtëzakonshëm.
Në videon që po qarkullon gjerësisht, ai shihet duke lundruar mbi një paddle board, ndërsa mbi të ka vendosur një karrige, ku ulet me qetësi sikur të ndodhej në tokë. Pavarësisht lëkundjeve të detit, i riu arrin të ruajë ekuilibrin pa rënë në ujë, duke habitur ata që ndodheshin pranë dhe mijëra përdorues në rrjet.
Pamjet janë filmuar në Greqi dhe kanë tërhequr vëmendjen për kontrollin e jashtëzakonshëm që ai tregon mbi dërrasën lundruese. Për disa mund të jetë një demonstrim të aftësive të tij fizike, ndërsa për të tjerë një "test nervash", pasi një lëvizje e vogël do të mjaftonte për ta rrëzuar në det.
Një gjë është e sigurt: i riu ka arritur të sfidojë jo vetëm valët, por edhe ligjet e ekuilibrit, duke u kthyer në një nga videot më interesante virale të ditëve të fundit.

