Lajme Zone
Reisi i vogël ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të jetojë
Të tjeraJOQ Albania

Reisi i vogël ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të jetojë

LINKU I GOFUNDME

LINKU I GOFUNDME

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për vogëlushin Reisi, i cili, edhe pse ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, po zhvillon betejën më të vështirë të jetës së tij.

Që prej ditës kur erdhi në jetë, Reisi vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila i rrezikon jetën. Përveç kësaj, ai ka nevojë edhe për një ndërhyrje kirurgjikale në legen, që në të ardhmen të mund të ecë.

Për familjen, këto dy vite kanë qenë një makth i pandërprerë. Spitali është kthyer në shtëpinë e vogëlushit, ndërsa aparaturat e oksigjenit janë bërë pjesë e përditshmërisë së tij. Madje, ditëlindjen e parë Reisi e kaloi në spital, larg lodrave dhe fëmijërisë që meriton çdo vogëlush.

Në një video emocionuese, prindërit e tij u drejtohen me lot në sy të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar ndihmë për t'i dhënë djalit të tyre një shans për të jetuar.

"Këto dy vite kanë qenë vetëm vuajtje për ne. Çdo ditë zgjohemi me frikën se mos e humbasim. Reisi është vazhdimisht në spital, vazhdimisht me terapi oksigjeni. Ka pasur raste kur është dashur ta ushqejmë edhe me shiringë. Ende nuk kam mundur ta përqafoj e ta shijoj aromën e tij si çdo nënë. Çdo natë zgjohem për t'i kontrolluar temperaturën, me frikën se mos na ikën. Nuk e imagjinojmë dot jetën pa të. Ju lutemi, na ndihmoni."

Sipas familjes, trajtimi urgjent jashtë Shqipërisë është e vetmja shpresë për t'i shpëtuar jetën Reisit. Megjithatë, pas afro dy vitesh mes spitaleve dhe përballjes me kostot e trajtimeve, ata nuk kanë më mundësi financiare për ta përballuar këtë betejë të vetëm.

Për të ndihmuar vogëlushin, Fondacioni Firdeus ka hapur një fushatë në GoFundMe, me qëllim mbledhjen e fondeve të nevojshme për trajtimin e tij jashtë vendit.

JOQ Albania i bashkohet këtij apeli dhe fton të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, që t'i japin Reisit një shans për të jetuar dhe për të pasur fëmijërinë që meriton. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e këtij vogëlushi. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)