Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar në zonën e Alliasit, pranë pallatit të policëve dhe fushës së basketbollit.
Sipas denoncuesit, prej më shumë se dy javësh në zonë janë lënë pemë të prera dhe mbetje të tjera, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për pastrimin e hapësirave publike.
Në videon e mbërritur në redaksi shihen trungje dhe degë pemësh të grumbulluara në tokë, si edhe mbeturina të shpërndara pranë trotuareve dhe ambienteve përreth.
Qytetari thotë se situata është kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët, pasi papastërtitë vazhdojnë të qëndrojnë në vend pa u larguar.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë dhe shërbimeve të pastrimit të ndërhyjnë sa më parë për largimin e pemëve të prera dhe mbeturinave, si dhe për rikthimin e kushteve normale në këtë zonë të kryeqytetit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

