Banorët e kompleksit Mangalem 21 në Tiranë i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tyre, po përsëritet për të dytën natë radhazi.
Sipas qytetarit, koshat e mbeturinave në kompleks janë përfshirë sërish nga flakët, ndërsa autori ose autorët e ngjarjes vijojnë të mbeten të paidentifikuar.
Në videot e mbërritura në redaksi shihen flakë të mëdha dhe tym i dendur që ngrihet nga zona e koshave, ndërsa pranë tyre ndodhen automjete të parkuara dhe banorë që ndjekin me shqetësim situatën.
"Është dita e dytë që u vënë zjarrin koshave te kompleksi Mangalem 21. Policia vjen, por nuk merr asnjë masë për të gjetur përgjegjësin," shkruan qytetari.
Banorët shprehen të shqetësuar se zjarret e përsëritura rrezikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe automjetet dhe banesat pranë, duke kërkuar identifikimin e autorit dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.
Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë e banorëve të kompleksit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

