Lajme Zone
61 ditë rezistencë, nis marshimi i qytetarëve: Shqipëria kërkon revolucion!
PolitikëJOQ Albania

61 ditë rezistencë, nis marshimi i qytetarëve: Shqipëria kërkon revolucion!

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 61-të radhazi protestën kundër klasës politike.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar për natën e 61-të radhazi protestën kundër klasës politike.

Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit, ndërsa në kor dëgjohen thirrjet "Shqipëria kërkon revolucion!", që kanë shoqëruar nisjen e marshimit të kësaj mbrëmjeje.

Prej 61 ditësh pa asnjë ndërprerje, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje për të shprehur pakënaqësinë e tyre, duke e kthyer këtë në një nga lëvizjet më të gjata qytetare të viteve të fundit.

Organizatorët theksojnë se vazhdimësia e protestës është dëshmi e vendosmërisë së qytetarëve për të mos u tërhequr deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protestuesit kërkojnë largimin e klasës politike që, sipas tyre, ka qeverisur vendin për 36 vitet e fundit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe reforma të thella politike.

Marshimi pritet të vijojë gjatë mbrëmjes në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje dhe slogane kundër qeverisë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)