Një i ri pjesëmarrës në protestën kundër kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se qëllimi i lëvizjes nuk është vetëm largimi i qeverisë aktuale, por ndryshimi i sistemit politik në vend. Në fjalën e tij para protestuesve, ai tha se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella që, sipas tij, do të rikthejnë demokracinë dhe do të garantojnë përfaqësim më të drejtë të qytetarëve. “Ramën do ta rrëzojmë, por duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar që ka vrarë demokracinë. Viti 2008 ishte momenti kur demokracia u varros dhe dy partitë e mëdha vulosën fatin e saj të hidhur”, u shpreh ai.
Protestuesi kërkoi ndryshime në sistemin zgjedhor, duke mbështetur një sistem proporcional kombëtar dhe duke kundërshtuar modelin rajonal proporcional, për të cilin tha se favorizon partitë e mëdha. “Na duhet një sistem proporcional kombëtar, jo një sistem që mban në pushtet vetëm Ramën dhe partinë opozitare për t’i shërbyer njëra-tjetrës”, deklaroi ai.
Sipas tij, dallimi mes protestuesve dhe klasës politike aktuale qëndron te qëllimet dhe vlerat për të cilat ata pretendojnë se po luftojnë.
“Ne luftojmë për dinjitet dhe meritokraci, ndërsa këta luftojnë për vjedhje dhe që të mos përfjnë në burg”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
