Ka nisur protesta e ditës së 56 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.
Në marshimin drejt Kryeministrisë dëgjohen vazhdimisht thirrjet "Rama ik!", "Dorëheqje!" dhe "Shqipëria nuk dorëzohet!", ndërsa organizatorët përsërisin se protesta do të vijojë çdo ditë, pa ndërprerje.
Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.
Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Organizatorët e konsiderojnë daljen e përditshme në rrugë si mjetin e vetëm për të ushtruar presion ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të ketë tërheqje deri në realizimin e kërkesave të tyre.besa rama protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sulmet mediatike, reagon Klodian Allajbeu: Liria e shprehjes s’mund të përdoret për shpifje, do ndjek rrugën ligjore 25 Korrik 2026, 19:3119:31Aktualitet Protestat, Vatikani ‘godet’ Ramën me fjalët e Papës: Aty ku nuk ka transparencë, ka korrupsion! 25 Korrik 2026, 17:2317:23Aktualitet Kujt t'i besojmë: Besës, Diellës apo Yllit?! 25 Korrik 2026, 12:4312:43Aktualitet SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar 25 Korrik 2026, 12:3912:39Aktualitet Doganierët grekë në grevë, pezullohet kalimi në pikn kufitare të Kakavijës të hënën 25 Korrik 2026, 11:1911:19Aktualitet Familja Plaka hap dyert e mortit, përcillen sot në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve të vrarë nga ish-dhëndri 25 Korrik 2026, 10:3810:38Aktualitet

