Tensionet gjatë protestës studentore në Tiranë janë përshkallëzuar më tej. Përveç përplasjeve me policinë, goditjeve me objekte, një grup protestuesish në Rrugën e Durrësit kanë nisur të shkatërrojnë edhe sinjalistikën rrugore në kryeqytet. Sipas pamjeve, disa protestues, midis të cilëve persona të maskuar, janë ngjitur në shtyllat e semaforëve në rrugë duke goditur dhe thyer kokat e tyre.
