Situata është përshkallëzuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave. Pranë Ministrisë së Financave, protestuesit kanë hedhur gurë, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës. Situata është kthyer në përplasje mes të rinjve dhe forcave të policisë. Sipas pamjeve, fillimisht në terren ndodhej një numër më i vogël efektivësh policie, por më pas atyre u janë bashkuar edhe kolegë të tjerë. Pas hedhjes së gazit lotsjellës, të rinjtë janë larguar në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
