Lajme Zone
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht.

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. Kovatchev thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre llogaridhënien, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane. “Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shprehet ai. Albania’s youth demands more than promises: they want accountability, an end to corruption, and a European future built on democracy and the rule of law. Their voices must be heard, their concerns taken seriously, and their right to peacefully challenge those in power protected.

— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) October 21, 2026 Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin.

“Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet”, thekson Kovatchev. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PE protesta reporteri Shqiperia