Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratës së komisioneres Marta Kos, e cila kërkonte respektimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK-së. Grenell u shpreh se Evropa duhet të reformojë institucionet dhe politikat e saj, duke shtuar se këto gjykata radikale duhet të financohen menjëherë. Nope. 6 years of holding someone in prison for something you say happened 25 years ago is shameful.
Europe needs to reform its Institutions – and its policies.
This isn’t justice it’s activism from elites.
It’s another stain on Europe.
These radical courts must be defunded immediately.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 16, 2026 “Jo. Gjashtë vjet mbajtje në burg të dikujt për diçka që, sipas jush, ka ndodhur 25 vjet më parë është e turpshme.
Evropa duhet të reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.
Është edhe një njollë tjetër për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, shkroi Grenell në X.
Dënimi me 81 vite burg për liderët e UÇK-së, reagon komisionerja Marta Kos: Vendimet e Hagës duhet të respektohen Top Channel

