Kosova kaloi ngërçin politik dhe institucional dhe tashmë ka një President. Çfarë fshihet pas marrëveshjes Kurti-Hamza? Presidenti në këmbim të ligjit për “Hagën”, por jo vetëm kaq... Çfarë roli kishin amerikanët në zgjidhjen e kësaj krize?
Të enjten, mazhoranca socialiste në Tiranë teston fuqinë e saj. A do ta tradhtojnë të vetët Ramën në votimin e Reformës së re Territoriale?
Skandali me SHISH-in dhe zhurma banale me video intime, që ka zhvendosur vëmendjen publike: çfarë fshihet pas? SPAK dhe hetimet për Ron Yeffet. Protesta dhe e ardhmja e saj...
Këto dhe të tjera, sonte në “Të Pashoq”, me Dritan Demirajn.
Në pjesën e dytë vjen në një intervistë mbi sfidën personale në detyrën e re dhe marrëdhënien shumë të komentuar me Kryeministrin Rama, Dashnor Sula, Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Na ndiqni!demiraj shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Live

