Lajme Zone
Çfarë do të ndodhë nesër para Kuvendit? PD dhe qytetarët rrethojnë godinën, policia përgatitet për tensione
PolitikëPamfleti

Çfarë do të ndodhë nesër para Kuvendit? PD dhe qytetarët rrethojnë godinën, policia përgatitet për tensione

Por përplasja nuk pritet të mbetet vetëm brenda sallës. Për herë të parë, përpara Kuvendit pritet të zhvillohen paralelisht dy protesta me organizim të veçantë.

Foto nga protestat para Kuvendit Kuvendi voton nesër reformën territoriale, e cila parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki. Seanca do të shoqërohet me masa të forta sigurie dhe protesta jashtë godinës: PD ka thirrur mbështetësit e saj, ndërsa paralelisht do të protestojnë edhe qytetarët që prej 130 ditësh zhvillojnë tubime kundër qeverisë. Tirana politike zhvendoset të enjten në Kuvend. Reforma e re administrativo-territoriale do të hidhet për votim më 8 tetor dhe për miratimin e saj nevojiten 84 vota. Drafti i PS-së parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki, ndërsa 15 bashki humbasin statusin e tyre aktual.

Por përplasja nuk pritet të mbetet vetëm brenda sallës. Për herë të parë, përpara Kuvendit pritet të zhvillohen paralelisht dy protesta me organizim të veçantë.

Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj të dalin kundër reformës territoriale. Sali Berisha e konfirmoi sot protestën, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t'i bashkohen tubimit.

Në të njëjtën hapësirë do të jenë edhe qytetarët që këtë të mërkurë shënuan ditën e 130-të të protestës së tyre kundër qeverisë. Ata kanë paralajmëruar se do të zhvendosen nesër përpara Kuvendit. Aktivisti Edison Lika bëri thirrje për pjesëmarrje dhe deklaroi se protesta do të jetë paqësore, ndërsa veza do të përdoret si simbol i aksionit.

Situata ka vënë në lëvizje Policinë. Që këtë sot në mbrëmje pranë Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa për të enjten janë planifikuar masa të shtuara sigurie. Mbi 1 mijë efektivë pritet të jenë në gatishmëri, godina e Parlamentit do të rrethohet dhe hyrjet pranë saj do të kufizohen. Në gatishmëri pritet të jenë edhe autobotet e ujit, në rast se protesta përshkallëzohet.

Tensioni mund të zhvendoset edhe brenda sallës. PD e kundërshton reformën, ndërsa mbetet për t'u parë forma që do të marrë aksioni i deputetëve demokratë gjatë votimit. Ka sinjale se opozita mund të tentojë të pengojë zhvillimin normal të procedurës parlamentare.

Drafti që shkon për votim shkrin 15 bashki: Fushë-Arrëzin, Klosin, Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin. Ato do t'u bashkohen njësive më të mëdha fqinje, ndërsa 12 qarqet mbeten të pandryshuara.

Harta e re sjell edhe strukturën me 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Modeli ruan bashkinë si njësinë e vetëqeverisjes vendore, por fut “Qytetin” si hallkë të re në organizimin vendor.

Mazhoranca e argumenton ndryshimin me nevojën për administrim më efikas dhe përshtatjen me zhvillimet demografike, ndërsa opozita dhe kundërshtarët e reformës e shohin shkrirjen e bashkive si largim të pushtetit vendor nga qytetarët.

Kështu, votimi i hartës së re pritet të zhvillohet mes një situate të pazakontë: dy protesta jashtë Kuvendit, një operacion i gjerë policor dhe një përplasje politike brenda sallës, ku në fund gjithçka do të varet nga sigurimi ose jo i 84 votave për reformën.protesta kuvendi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Si e bindi Rama të merrte postin? Sula zbulon negociatat me Kryeministrin: Bisedimet nisën 2-3 muaj para emërimit 7 Tetor 2026, 21:5321:53Aktualitet Eric Wendt në Tiranë, Dritan Demiraj: Ambasadori vjen me fokus te korrupsioni dhe SPAK-u 7 Tetor 2026, 21:4921:49Aktualitet “Çfarë flet me Kryeministrin deri në mesnatë?”/ Dashnor Sula sqaron deklaratën për komunikimet me Ramën 7 Tetor 2026, 21:4921:49Aktualitet Skandali në SHISH, Dritan Demiraj: Në Shqipëri nuk ka siguri kombëtare, ekziston vetëm siguria personale e Ramës 7 Tetor 2026, 21:4021:40Aktualitet "Të shkërmoqet sistemi i vjetër", Qori: Kosova na jep shembullin, Kurti i korruptuar! 7 Tetor 2026, 21:2921:29Aktualitet “Nuk i shërben qytetarëve”, Demiraj kundërshton reformën territoriale: Synon blindimin e pushtetit të Ramës 7 Tetor 2026, 21:1821:18Aktualitet