Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Edhe për këtë seancë shkak për shtyrjen është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët mbahen peng nga Maks Haxhia.
Ky i fundit në shërbim të kryebashkiakut ka vendosur që avokatët të mos marrin pjesë në seancë me pretendimin se janë kundër në rregulloreje të re të kreut të GJKKO-së, Erjon Bani për ndalimin e telefonave celularë në sallë. Me shumë gjasa edhe seanca e radhës, që është caktuar për në datën 3 nëntor, do të shtyhet me pretekste të njëjta pasi Erion Veliaj nuk do që të gjykohet dhe të përballet me 13 akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.
Strategjia është e qartë. Erion Veliaj vijon të përdorë skenarë dhe skema për të shtyrë pafundësisht seancat në GJKKO, një herë duke përdorur si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, lindjet dhe së fundi bojkoti i avokatëve për të cilin i është vënë në shërbim Maks Haxhia.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

