"Kur ke lehtësira nga familja, fëmijët, me atë pension që ke e kalon avash avash po kur nuk ke, rri merr borxh. Do të detyrohesh të punosh". Ky është një ndër shumë prej të moshuarve të cilët detyrohen të punojnë pavarsisht se marrin pensionin e pleqërisë. LEXO edhe...Tabaku kritikon modelin ekonomik: Favorizon një pakicë por jo qytetarët (VIDEO) Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%. Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të moshuarit pensioni është i pamjaftueshëm për të kaluar muajin, ai thotë se detyrohet t’u kërkojë ndihmë fëmijëve për të plotësuar të gjitha nevojat. Pensionisti i punësuar: Për pensionistët që nuk kanë përkrahje janë burrë dhe grua kanë një fëmijë duhet ta kenë pensionin mbi 400 mijë lekë. Të ua ngrejë shteti pensionet edhe të jetojë mirë, edhe jeton po edhe punon ai se ka para. Gazetarja: Shumë pensionistë punojnë, pse vjen kjo? Pensionisti i punësuar: Ajo vjen se nuk u del pensioni, varet vështirësitë, si jeton ai, si e ka punën e shtëpisë. Rritja e fundit e pensioneve hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Pensionet u indeksuan me 2.7% ku vihet re një rritje me 0.2% nga viti i kaluar që ishte 2.5%. Vendimi preku rreth 900 mijë përfitues në të gjithë vendin. Për një pension urban, rritja mesatare është rreth 543 lekë në muaj, ndërsa për pensionet rurale rreth 320 lekë Por më konkretisht nëse ndalemi sipas kategorive, pensionet urbane të pleqërisë të cilët sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore kapnin vlerën e 20 mijë e 123 lekëve në fund të 2025, një indeksim prej 2.7% përkthehet në 543 lekë më shumë në pagesën e tyre mujore duke arritur kështu në 20 mijë e 666 lekë. Por sa e ndihmon realisht kjo rritje një pensionist për të plotësuar nevojat bazë jetësore? Gazetarja: Sa e keni pensionin? Pensionistja 1: 100 mijë lekë Gazetarja: A është e mjaftueshëme kjo shifër për ju? Pensionistja: Me 100 mijë lekë a të hash, a të blesh ilaçe, ku të shkosh më parë. A do të paguash ujë dhe drita, si të ja bësh më ngelin 30 mijë lekë në muaj, nga 1 mijë lekë në ditë. Nuk guxoj të marr të pi një kafe, një çaj jo kafe. Vetëm jam, e sëmurë jam, përfundimi se di. Pensionisti 2: 400 kam punuar në minierë Gazetarja: A është i mjaftueshëm ky pension? Pensionisti: Jo nuk është se unë gjysmat i përdor për ilaçe. Çfarë të ha çfarë të paguaj? Gazetarja: Sa mendoni që është shifra ideale për të patur një jetë normale? Pensionisti: Normale të jetë 700-800 mijë lekë. Gazetarja: A ndihmoheni nga fëmijët për të kaluar shpenzimet mujore? Pensionisti: Patjetër, mos të kemi fëmijët jashtë ne ngelemi pa bukë. Gazetarja: Sa mendoni që është pensioni ideal për të pasur një jetë normale në Tiranë? Pensionisti 3: Normale këtu në Tiranë, flas për vete si person se kam edhe fëmijët po ata kanë punën e tyre, unë e dëshiroj tek 500-600 mijë lekë. Gazetarja: A keni ndihmesë nga fëmijët? Pensionisti 3: Ata fëmijë na ndihmojnë se po të mos ishin ata. Pensionisti 4: 147 mijë lekë. Gazetarja: Është bërë një rritje së fundmi a e keni ndjerë? Pensionisti 4: Deri më tani nuk e kam provuar, pritet që të bëhet ai indeksi që thonë këta. Pensionet janë gjëja më kryesore këtu në Shqipëri, se pensionistët po e vuajnë më shumë. Jo se nuk e vuajnë dhe rinia, edje rinia e ka vuajtut, por pensionistët njëherë janë në pikën, se unë kam qenë mekanik, pistoni ka një pikë vdekjeje, kështu janë. Gazetarja: Sa mendoni që është pensioni ideal për të pasur një jetë normale? Pensionisti 4: Po ta ketë një 500 mijë lekësh mirë janë. Gazetarja: A ndihmoheni nga fëmijët? Pensionisti 4: Po patjetër po të mos jenë fëmijët çfarë do të bëjmë. Nga ata kemi diçka, jo ndihmesë por super ndihmesë, mbijetesën sidomos. E teksa ne përllogaritjet i bëjmë me %, për pensionistin rëndësi ka ajo që mbetet në fund të muajit në xhepat e tyre. Sa i ndihmon ata realisht kjo rritje? A është e ndjeshme për ta në xhepat e tyre? Pensionisti 5: A po 5 mijë lekë, i kemi marrë mos e hedhim poshtë. Gazetarja: A mendon se është kjo një rritje e ndjeshme për xhepin tuaj? Pensionisti 5: Jo, jo. Duhet të kesh mbi 300 mijë lekë pension që të jetosh, nuk more kaq ke mbaruar. Gazetarja: Sa e mendoni pensionin ideal? Pensionisti 5: Unë dua 300 mijë lekë në muaj dhe i them qeverisë lart e më lart. Pensionisti 6: E kam pak më të lartë por megjithatë edhe unë nuk e kam si shokët e tjerë që kanë dalë tani. Edhe ne na kanë persekutuar, kam 15 vjet që kam dalë në pension sot marr një pension 550 mijë lekë. Kam vajzën në Itali, ata qeshin kur i them këtë pension, qeshin, domethënë i ulët. Pensionisti 7: 250 mijë lekë, shumë të ulët. Ushqimet janë, ato perimet shtrenjtë. Pensionisti 8: Nuk marr pension, se nuk më dalin vitet e punës. Gazetarja: A e keni konstatuar klët problem tek instancat përkatëse? Pensionisti 8: Unë dua edhe dy muaj të mbush 70 vjeç, dhe kur ti bëj 70 më thonë do të japim një ndihmë sociale. Gazetarja: Për sa bëhet fjalë ndihma sociale? Pensionisti 8: Ku di unë i shkreti për sa bëhet fjalë, nuk ke besë tek këta se janë të gjithë mashtruesa, si thotë njëri nuk thotë tjetri. Drita ujë nuk dalin, e jo për të ngrënë. Gazetarja: Me çfarë po jetoni tani, ju ndihmojnë fëmijët? Pensionisti 8: Kam gruan në pension, me një pension. Jemi njerëz kemi të mira kemi të këqija, ku përballohen. Me vjedh shkon në burg, me vra shkon në burg. Pensionisti 9: Rreth 100 mijë lekë. Nuk ka shkuar as 100 mijë lekë. Ehh, ne dua 500 mijë por nuk na i japin aq. Na ndihmojnë fëmijët. Ilaçet edhe gjërat që do blejmë që do të hamë. Gazetarja: Shumë pensionistë janë edhe në punë, pse mendoni që është kjo shifër? Pensionisti 9: Epo tani janë në punë se nuk ja arrijnë, nuk ja dalin dot edhe do të shkojnë, çfarë të bëjnë. Sipas ekspertit punësimi i pensionistëve ndikon tek te rinjtë, duke u zënë vendet e punës. Ergis Sefa - Ekspert ekonomie: Në fakt ky është një problem shumë i madh i shoqërisë tonë. Kjo tregon që pensionistët nuk po arrijnë dot të mbulojnë koston e jetesës me pensionin që ato marrin dhe, si pasojë, detyrohen të vazhdojnë të punojnë dhe të jenë akoma aktiv në tregun e punës, duke krijuar kështu probleme dhe për shtresat tjera të shoqërisë. Gazetarja: Cilat janë pasojat, në qoftë se ky trend vazhdon në rritje në vitet e mëvonshme? Ergis Sefa - Ekspert ekonomie: Absolutisht ky është një trend që nuk duhet të vazhdojë dhe është një situatë emergjente që tashmë, sepse në rradhë të parë do detyrohen pensionistët që të vazhdojnë të punojnë dhe të mhen edhe më shumë dhe në radhë të dytë këto vende pune të cilat do liroheshin dhe do krijoheshin mobilitet social në tregun e punës, kundrejt të rinjve, do vazhdojnë të jenë të zëna edhe të rinjtë e të rejat tona dhe do kenë edhe më të vështirë për të gjetur punë. Gazetarja: Si ndikon kjo në skemën e pensioneve dhe në financat e shtetit? Ergis Sefa - Ekspert ekonomie: Në aspektin e fondit të pensioneve, këto pensionistë, edhe pse janë pensionistë, por që vazhdojnë punën, vazhdojnë të kenë një farë kontributi në skemën e pensioneve, në një farë mënyre e lehtëson, por nuk është ky qëllimi i skemës së pensioneve. Qëllimi i skemës së pensioneve është që të ndimojë pikërisht të pensionistët që kanë kontribuar për 35 e më shumë vite më parë. Dhe ne nuk duhet të shohim më shumë t'i lehtësimin e skemës së pensioneve sesa lehtësimin e grupit social të njerëzve. Kërkesa e vetme e të moshuarve është rritja e pensionit sa për të plotësuar nevojat bazë jetësore. Nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa të marrin pas kontributin e shumë viteve sakrificë. Pensionisti: Ne nuk kemi shpresë. Themi të shkojmë në atë botë të ratohemi, kjo. Po kështu, unë jam 88 vjeç. Hajde, taksirat. Shyqyr që nuk jemi me ndonjë paralizë, ajo është më e keqe,se po mbahemi pak në këmbë. R.Xh/E.H/ReportTv.al pensionistet Te moshuarit pensionet emigrantet shqiptare Instat Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.9% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 1967 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

