Lajme Zone
“Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im”/ Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme. Më kontrolluan dhomën e gjumit…
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Të mos përdoren tabulatet e zbardhura nga telefoni im”/ Monika Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme. Më kontrolluan dhomën e gjumit…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) shpalljen të papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar gjatë hetimeve.

Ish-deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) shpalljen të papërdorshme të tabulateve të zbardhura nga telefoni i saj celular, i cili është sekuestruar gjatë hetimeve. Në seancën gjyqësore, Kryemadhi ka pretenduar se marrja e të dhënave nga telefoni i saj është bërë në mënyrë të paligjshme, pasi në kohën kur është kryer sekuestrimi ajo ka mbajtur mandatin e deputetes. Sipas saj, një provë e marrë në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor. “Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi përpara gjykatës.

Arsyetimi i saj është se pavarësisht se ajo i vuri në dijeni agjentët e BKH-së se celulari i sekuestruar ishte i saji, ata gjithsesi e sekuestruan.

“Organi i akuzës nuk duhej të vinte për kontroll në banesën time, pasi unë isha deputete. Organi i akuzës e dinte që ne jetonim në një banesë. Organi i akuzës e dinte që, kur është bërë kontrolli, është kontrolluar dhoma ime e gjumit, pavarësisht se ishte në emër të Fatime Kryemadhit”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb