Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Të mos e lejojmë Ramën dhe deputetët të veprojnë kundër popullit”/ Aktivisti: Më 8 tetor para Kuvendit, nëse qeveria nuk ndryshon planin për reformën territoriale…


Aktivisti Mirjan Aliaj ka bërë thirrje për protestë më 8 tetor, ditën kur pritet të votohet në Kuvend harta e re territoriale e propozuar nga qeveria.

Aktivisti Mirjan Aliaj ka bërë thirrje për protestë më 8 tetor, ditën kur pritet të votohet në Kuvend harta e re territoriale e propozuar nga qeveria. Gjatë fjalës së tij, Aliaj u bëri apel qytetarëve që të mblidhen para Kuvendit nëse propozimi i qeverisë nuk ndryshon. Sipas aktivistit, çështja po tentohet të kalojë në heshtje, ndërsa ai e cilësoi publikimin e përgjimeve si një “këmbanë alarmi” për qytetarët.

“Në datën 8 tetor pritet të votohet harta e re territoriale që qeveria e Ramës ka propozuar. I bëj thirrje çdo qytetari, që në datën 8 tetor nëse plani qeverisë nuk ndryshon, të mblidhemi para Kuvendit të Republikës që të mos e lejojmë Ramën të shkrijë bashkitë. I bëj thirrje të gjitha bashkive të vogla që janë pjesë e këtij plani, që në datën 8 tetor jemi në Kuvendin e Republikës dhe të mos i lejojmë këta deputetë që veprojnë kundër vullnetit popullor të mos e ndryshojnë hartën”, tha mes të tjerash aktivisti Mirjan Aliaj © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb