Lajme Zone
Të miturit me motorë elektrikë rrezikojnë jetën në mes të trafikut
TeknologjiJOQ Albania

Të miturit me motorë elektrikë rrezikojnë jetën në mes të trafikut

Një rast alarmant që lidhet me sigurinë rrugore është denoncuar në redaksinë tonë nga një qytetar i cili shprehet se përdorimi i papërgjegjshëm i mjeteve elektrike po kthehet në një rrezik serioz për jetën e drejtuesve dhe kalimtarëve.

Ai thotë se një ngjarje që për pak mund të kishte përfunduar në një aksident të rëndë ka ndodhur sot në zonën e Unazës së Re (Astir).

"Përshëndetje! Doja të denoncoja një rast që për pak u bë burim aksidenti në Unazën e Re, në zonën e Astirit," – shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Në qendër të këtij fenomeni shqetësues janë fëmijë dhe adoleshentë të moshës jo më shumë se 15 vjeç, të cilët shihen rëndom duke lëvizur me skutera dhe motorë elektrikë përgjatë akseve kryesore rrugore.

Sipas dëshmisë, përveç mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe mosrespektimit të rregullave minimale të qarkullimit, ata kthehen në një rrezik konstant për shkak të sjelljes në rrugë duke kryer manovra të rrezikshme dhe të papritura mes automjeteve në lëvizje. Ndërkohë që futen papritur në korsitë e makinave, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të shoferëve por edhe lëvizin me shpejtësi të lartë në zona me fluks të lartë trafiku.

Ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për ndërgjegjësimin e prindërve, të cilët u japin në dispozicion mjete motorike fëmijëve të mitur, si dhe një kontroll më të rreptë nga strukturat e qarkullimit rrugor për të parandaluar tragjedi të mundshme në rrugët e Tiranës.