Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur dy shtetas spanjollë, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të specializuar. Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, duke shkaktuar radhë automjetesh. Pas largimit të mjeteve të përfshira, trafiku iu rikthye normalitetit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet
