Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të maskuarit e vandalizuan, Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Injorancë apo skenar? Si lufton për të ardhmen kur s’njeh krenaritë e vendit? (VIDEO)


Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka reaguar për vandalizimin e monumentit ‘Lahuta e Malcis’ në Lezhë, nga një grup protestuesish të maskuar. Deputeti pyet nëse një akt i tillë është injorancë apo skenar pasi s’mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat e figurave të tij. “Injorancë apo skenar?! Studentët nuk kursejnë as veprën e At Gjergj Fishtës?! Çfarë kauze mund të mbrohet du

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka reaguar për vandalizimin e monumentit ‘Lahuta e Malcis’ në Lezhë, nga një grup protestuesish të maskuar. Deputeti pyet nëse një akt i tillë është injorancë apo skenar pasi s’mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat e figurave të tij. “Injorancë apo skenar?! Studentët nuk kursejnë as veprën e At Gjergj Fishtës?! Çfarë kauze mund të mbrohet duke vandalizuar monumentin e veprës së një prej figurave më të mëdha të kombit? Që kur shkatërrimi i simboleve të dijes dhe kulturës u bë shprehje e lirisë? Si mund të pretendosh se lufton për të ardhmen e vendit, kur nuk njeh, e jo më të respektosh, krenaritë e tij?! Apo fshihen qëllime të tjera?!”, shkruan Shalsi. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar Monumenti i “Lahutës së Malcis” ndodhet në bulevardin që mban edhe emrin e poetit Gjergj Fishta. Ai paraqet një libër gjigant të hapur, me vargje të gdhendura dhe elemente simbolike që i kushtohen veprës së Fishtës. P.J/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise PS eduard shalsi Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8649 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?