Tensione të reja janë regjistruar pranë Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. Situata është përshkallëzuar sërish, ndërsa përballja mes protestuesve dhe efektivëve të rendit vijon në zonën pranë katedrales.
Ndërkohë, më herët policia u përplas me protestuesit përpara Kryeministrisë. Top Channel

