Lajme Zone
Tirana prej tetë ditësh në kaos, Rama bëhet gati të udhëtojë drejt Malit të Zi
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana prej tetë ditësh në kaos, Rama bëhet gati të udhëtojë drejt Malit të Zi

Të enjten, më 22 tetor, Rama pritet të niset drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer të Budvës.

Show i Ramës sot në oborrin e Kryeministrisë Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej tetë ditësh dhe policia përplaset me demonstruesit në rrugët e kryeqytetit, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të enjten drejt Malit të Zi. Pas anulimit të vizitës në Austri, këtë herë kreu i qeverisë duket se do ta ndjekë axhendën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e tetë të protestave, me përplasje të vazhdueshme mes demonstruesve dhe policisë, kryeministri Edi Rama ka në axhendë një udhëtim jashtë vendit.

Të enjten, më 22 tetor, Rama pritet të niset drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer të Budvës.

Udhëtimi vjen në një moment të tensionuar për qeverinë. Prej tetë ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa qendra e Tiranës është kthyer vazhdimisht në skenë përplasjesh. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për të shpërndarë turmat, ndërsa demonstruesit janë përgjigjur me gurë, fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike.

Vetëm gjatë së martës, përplasjet janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, më pas në Sheshin Skënderbej dhe në rrugët përreth. Qindra efektivë janë angazhuar për të shpërndarë protestuesit, ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë hyrë edhe fadromat për të pastruar gurët e mbetur në asfalt.

Në këtë situatë, vëmendja zhvendoset edhe te axhenda e kryeministrit. Rama e anuloi më herët vizitën e planifikuar në Austri, por duket se nuk do të veprojë njësoj me udhëtimin drejt Malit të Zi.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbledhë drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të rëndësishëm evropianë. Mes pjesëmarrësve pritet të jenë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në takim pritet të marrin pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin Marta Kos.

Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten. Krahas pjesëmarrjes në samit, Kos do të zhvillojë takime me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç, ku në fokus do të jenë procesi i integrimit evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë Mali i Zi.

Procesi i Berlinit mbetet një nga platformat kryesore të bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Megjithatë, pjesëmarrja e Ramës në këtë takim vjen në një moment kur zhvillimet brenda Shqipërisë po dominohen nga protestat dhe përplasjet e përditshme në kryeqytet.

Ndryshe nga vizita e anuluar në Austri, axhenda e së enjtes në Mal të Zi mbetet në fuqi. Kështu, ndërsa në Tiranë protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama pritet të ulet në tryezën e liderëve evropianë dhe rajonalë në Budva.rama mali i zi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga Tirana në Milano, tensionet rriten; Rama akuzon ndërhyrjet e huaja, Meloni nxjerr ushtrinë 20 Tetor 2026, 18:4918:49Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Edi Rama përballë revoltës që nuk vjen nga Berisha 20 Tetor 2026, 17:2017:20Politike Protestat, Begaj konsultime me ambasadorët perëndimorë dhe ish-presidentët Mejdani e Topi 20 Tetor 2026, 16:3516:35Politike Studentët përmbysin karriget e Ramës, protesta kthehet në revoltë kundër qeverisë 20 Tetor 2026, 16:0916:09Politike Shqipëria në flakë, Edi Rama kapet pas karriges; protestat kundër tij pushtojnë mediat botërore 20 Tetor 2026, 15:3515:35Politike Studentët dhe pedagogët në protestë, Kuvendi mblidhet me 4 kërkesa për interpelancë 20 Tetor 2026, 15:2515:25Politike