Lajme Zone
Të kamufluar si policë i zunë pritë eskortës, kush është shqiptari që u arratis nga spitali i burgut grek; me precedent të rrezikshëm
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Të kamufluar si policë i zunë pritë eskortës, kush është shqiptari që u arratis nga spitali i burgut grek; me precedent të rrezikshëm

Sipas medias greke “Newpost”, dy personat që ndihmuan shqiptarin u shfaqën me uniforma që ngjanin me ato të policisë. Ata befasuan dhe çarmatosën efektivët që ruanin të burgosurin dhe më pas u larguan së bashku me të. Shqiptari mbahej në burgun e Nigritës. Mbrëmjen e së premtes ai u transferua në Spitalin e Serres pasi deklaroi se nuk ndihej mirë.

Fotoja e shqiptarit të arratisur Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e 40-vjeçarit shqiptar nga Spitali i Serres, ku dy bashkëpunëtorë të tij, të kamufluar si policë, çarmatosën efektivët që e ruanin dhe u larguan bashkë me të. Mediat greke kanë publikuar fotografinë, identitetin dhe të dhëna për të kaluarën e shqiptarit, i cili mbahej në burgun e Nigritës dhe akuzohet për tentativën e vrasjes së një 25-vjeçari në Pylaia të Selanikut. Detaje të reja kanë dalë në dritë për 40-vjeçarin shqiptar që u arratis nga Spitali i Serres me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të armatosur. I arratisuri është Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës.

Sipas medias greke “Newpost”, dy personat që ndihmuan shqiptarin u shfaqën me uniforma që ngjanin me ato të policisë. Ata befasuan dhe çarmatosën efektivët që ruanin të burgosurin dhe më pas u larguan së bashku me të. Shqiptari mbahej në burgun e Nigritës. Mbrëmjen e së premtes ai u transferua në Spitalin e Serres pasi deklaroi se nuk ndihej mirë.

Autoritetet greke dyshojnë se në spital ishte përgatitur paraprakisht operacioni për arratisjen e tij. Bashkëpunëtorët e 40-vjeçarit arritën të befasonin efektivët e eskortës dhe ta largonin të burgosurin brenda një kohe të shkurtër.

Policia po heton edhe mënyrën se si personat e armatosur mësuan për transferimin e tij në spital, si dhe nëse shqetësimi shëndetësor që deklaroi shqiptari ishte pjesë e planit të arratisjes.

Akuzohet për tentativën e vrasjes së një 25-vjeçari

Gentian Çipi ishte në qendër të një hetimi të gjerë të policisë greke për tentativën e vrasjes së një 25-vjeçari. Ngjarja ndodhi më 3 shtator 2024 në Pylaia të Selanikut.

Sipas Policisë greke, shqiptari, në atë kohë 39 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë 25-vjeçarin jashtë një mense në Pylaia, duke e plagosur në kraharor dhe në dorë. Policia gjeti tre gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Pas të shtënave, autoritetet nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, por arritën ta arrestonin shqiptarin një vit më vonë.

Si u arrestua në vitin 2025

Më 8 shtator 2025, policia lokalizoi 40-vjeçarin së bashku me një 23-vjeçar, teksa lëviznin me makinë në një zonë të Selanikut. Kur efektivët tentuan t'i ndalonin për kontroll, dy personat nuk iu bindën urdhrit dhe u larguan me shpejtësi.

Gjatë përpjekjes për t'i shpëtuar policisë, ata u përplasën me një automjet të shërbimeve policore. Më pas braktisën makinën dhe tentuan të largoheshin në këmbë. Policia arriti t'i neutralizonte dhe t'i arrestonte.

Në kuadër të së njëjtës çështje u arrestua edhe një person i tretë. Sipas autoriteteve greke, tre të arrestuarit u akuzuan, sipas rolit të secilit, për organizatë kriminale, tentativë vrasjeje, drogë, armë, falsifikim, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve të shtetit. Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të hetimit, policia sekuestroi një pistoletë me fishekë, më shumë se tre kilogramë kanabis, 23.350 euro dhe dokumente të falsifikuara.

Policia në kërkim të shqiptarit dhe dy bashkëpunëtorëve

Një vit pas arrestimit të tij, 40-vjeçari shqiptar është sërish në kërkim. Autoritetet greke kanë nisur një operacion për kapjen e tij dhe të dy personave që dyshohet se organizuan dhe realizuan arratisjen nga Spitali i Serres.

Policia po heton edhe faktin se gjatë operacionit bashkëpunëtorët e të burgosurit u morën armët efektivëve që e ruanin.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se si u organizua arratisja, si mësuan bashkëpunëtorët për transferimin e 40-vjeçarit nga burgu i Nigritës drejt spitalit dhe nëse ata kishin informacion paraprak për lëvizjet e eskortës.

Një tjetër pikë e hetimit lidhet me shqetësimin shëndetësor që deklaroi i burgosuri. Autoritetet po verifikojnë nëse ai ishte real apo nëse 40-vjeçari e përdori si pjesë të planit për të dalë nga burgu dhe për t'u transferuar në Spitalin e Serres, ku e prisnin bashkëpunëtorët e tij. Shqiptari që u arratis nga spitali i burgut në Greqi fotoja e shqiptarit të arratisur Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthim me tritol në Kamëz, vihet lëndë plasëse para banesës së 36-vjeçarit 12 Shtator 2026, 09:5809:58Kronike Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 'skifterë' në Patos 12 Shtator 2026, 08:5608:56Kronike Arratisje spektakolare në Greqi, i burgosuri shqiptar largohet gjatë transferimit në spital; skema që futi në kurth gardianët 12 Shtator 2026, 08:2408:24Kronike Skena "Fast & Furious" në Porto Palermo, plagosen 3 persona në aksident 12 Shtator 2026, 07:2707:27Kronike E kërcënuan në sallën e gjyqit, e ëma e Santiago Malkos bën kallëzim në polici: Më dëmtuan varrin e djalit 11 Shtator 2026, 21:1921:19Kronike 84 kg kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila, zbardhet skema e trafikimit; kush është shqiptari i dënuar për vrasje 11 Shtator 2026, 20:0020:00Kronike