Për Frrok Çupin, arrestimi i shtetasve të huaj në protestë, tregon se e gjithë kjo lëvizje terroriste ndaj vendit, sipas tij, nuk është vetëm e shqiptarëve.
“Vërtetohet se e gjithë kjo lëvizje terroriste kundër vendit është një lëvizje që nuk ka vetëm këllqet e disa shqiptarëve. Tregon se jemi në suazën e dhunës botërore. Jemi piketuar si një vend ku shumë kundërshtarë tanë në botë janë zgjuar për të penguar rrugën drejt përparimit. Jemi zgjedhur si një vend krahas Amerikës, Francës, Italisë, jemi në një koalicion botëror kundër terrorit. Është konfiguruar fillimisht në 1920 në Itali dhe Gjermani si organizatë antifashiste por është po aq fashiste sa fashistët e tjerë.
Është një flamë e tërë, një mortje e tërë botërore mund të ketë një zgjidhje vetëm me një aleancë të shteteve të prekura. Cështja jonë do zgjidhet në suazë ndërkombëtare. Situata është kaq e rëndë dhe nuk besoj do lejohet të agravohet. Sot Trump, është angazhuar në këtë cështje. Këta terroristë me emrin Antifa u angazhuan në fushatën e tij. Sot ai tha se Franca duhet të mbyllë kufinjtë. Pra, do krijohet aleanca kundër Antifa-s”, u shpreh Çupi në studion e ABC News./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet cupiprotesteTrump

