Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore. Në orën 03.00 të mëngjesit, ora do të shkojë automatikisht 2. LEXO edhe...Ndryshimi i orës, të dielën akrepat kthehen 60 minuta prapa! Si të përshtateni me kohën e re Kjo do të thotë zgjim më i vonë në mëngjes, dhe më pak orë me dritë. Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre. Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore. Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar. Xh.K/ReportTv.al ora dimërore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11983 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

